Shfaqen pamje të reja të Windows 10

Microsoft largoi veçorinë Aero Glass – që kishte efekt transparent me qelq të mjegulluar – nga Windows 8, por duket se është duke e kthyer në Windows 10.

Auto & Tek

28/04/2015 18:12

Pamje të sapo-zbuluara nga faqja kineze IT Home zbulojnë krijimet më të fundit në Windows 10, ku përfshihet një meny starti transparente.

Përderisa kjo nuk zgjerohet në dritaret e aplikacioneve, efekti i qelqit duket identik me Aero Glass që përdorej në Vista dhe Windows 7, transmeton Lajmi.net.

Screenshot_11

Ndryshe nga sistemet e mëhershme të Windows, efekti i transparencës është i aplikuar vetëm në menynë e startit, përderisa efekti nuk shihet kur menyja transformohet në një start meny në ekran të plotë.

Në pamjet e tjera, ju mund t’i shihni ndryshimet në Live Tiles. Një efekt i ri 3D i rrotullimit është tani prezent, që tregon se stili i rrotullimeve metro të ikonave të aplikacioneve është larguar.

68f62d9btw1erlgfpfg8hg20fj090hci.0

Microsoft është duke përmirësuar gjithashtu asistentin personal digjital Cortana. Cortana tani shihet më e integruar në eksperiencën e kërkimit në menynë e startit, dhe tani përmban një ‘meny hamburger’ për t’u qasur në opsionet e rregullimeve më shpejtë, transmeton Lajmi.net.

Screenshot_12

Microsoft është duke bërë ndryshime edhe në grafikën e Windows 10.