Shfaqen imazhet e para të Windows 9

Në disa pika në të ardhmen, Microsoft do të sjellë përsëri menynë e startit në Windows. Kjo nuk dihet kur, por disa imazhe të shfaqura të një versioni të ardhshëm të Windows e tregojnë këtë.

Auto & Tek

15/07/2014 19:04

Imazhet shfaqin menynë e re të startit të zbuluar në internet vikendin që lam pas. Menyja duket e njëjtë, por jo identike me atë që Microsoft kishte treguar në konferencën e tij në prill.

Madhësia dhe formati i menysë është i njëjtë, por pllakat në vete janë më ndryshe.

Një imazh tjetër tregon një meny moderne që vepron në një dritare në desktop. Përderisa Microsoft tha se përditësimi do të lejonte aplikacione moderne që të veprojnë me dritare individuale, imazhet tregojnë se përdoruesit do të duhet të “minimizojnë” gjithë eksperiencën moderne.

Por pyetja kryesore është: A janë këto imazhe të një përditësimi të Windows 8.1, apo versioni i madh i ardhshëm Windows 9?

Duke u bazuar në diskutimet që ishin bërë për këto imazhe, përfundimisht bëhet e ditur se këto imazhe janë të Windows 9, i cili sigurisht që nuk do të arrijë në treg deri në pranverë të vitit 2015.