Shfaqen imazhet e modelit të modifikuar 2015 Mustang

Roush ka shfaqur imazhet e para të modelit të modifikuar që Ford planifikon ta bëjë.

Auto & Tek

29/09/2014 01:16

Prej shumë modeleve të modifikuara që kompania planifikon t’i bëjë për 2015 Ford Mustang, Roush ka zbuluar disa imazhe që tregojnë modelin e ardhshëm të veturës muskuloze.

Vetura ka marrur dritare me pamje private, një trup komplet më agresiv që e transformon Mustangun në një krijim krejtësisht të ri, transmeton Lajmi.net.

Së pari, veturës i është dhënë një kapak i ri përpara me dy nxjerrës të ajrit anash, në përputhje me një mbrojtës të ri përpara dhe një grilë të ri-dizajnuar.

Prapa, është vendosur një spojler i ri, një mbrojtëse e re dhe dy palë mamita binjake që i japin pamje agresive së bashku me rrotat 20 inç.

Specifika të tjera nuk janë zbuluar për këtë modifikim.