Shfaqen imazhet e HTC One Mini 2

TechTimes ka shfaqur imazhet e celularit HTC One Mini 2 në disa lloje të dizajnit të jashtëm.

Auto & Tek

06/05/2014 19:39

Bazuar në fotografi, HTC One Mini 2 do të vijë në tre dizajne të ngjyrave – metali të zezë, argjendi dhe ari. Kjo, së bashku me trupin shkëlqyes metalik dhe butonat në ekran, i japin Mini-të të dytë një ngjashmëri të madhe me HTC One M8.

Fotografia zbulon se celulari ka një kamerë të vetëm të pasme, e cila konfirmon që One Mini 2 nuk do të përmbajë një kamerë para që gjendet në M8 dhe në Mini 2. HTC ka përdorur një kamerë para për celularët e tij që nga viti 2013, duke sjellë një sërë karakteristikash impresionuese të kamerës për shumë celularë të saj.

Kamera 4-UltraPixel e gjetur në modelet tjera, Mini 2 do të ketë një kamerë më të dobët, me 13 mega-piksell, e cila është ende mbresëlënëse për një version Mini.

Lajmi për këtë celularë gjithashtu tregon se Mini 2 do të ketë marrësit dhe lëshuesit e zërit të vendosur para, që ekspertët besojnë se do të fuqizohet me teknologjinë HTC BoomSound.

Specifika të tjera për Mini 2 tregojnë se modeli do të përmbajë sistemin Android 4.4 Kitkat, një procesorë 1.4 GHz Snapdragon 400, 1GB RAM dhe 16GB të hapsirës për ruajtjen e të dhënave.

Celulari do të ketë një ekran 4.5 inç me rezolucion 720 piksell, që nuk është edhe e keqe për një celular të vogël në radhët e HTC.

Data e lansimit të këtij modeli nuk është bërë e ditur ende, por analistët besojnë se HTC do të zbulojë modelin One Mini 2 në javët e ardhshme.