Shfaqen fotografitë e konceptit Audi A9

Dizajneri spanjoll, Daniel Garcia, ka imagjinuar një model të ri për formacionin e veturave të Audi.

Auto & Tek

12/08/2014 17:23

Garcia dizajnoi veturën koncept Audi A9 si një zëvendësim i mundshëm i modelit të tanishëm A8 të Audi.

Koncepti A9 ishte dizajnuar duke përdorur stilet dizajnuese të veturës së tanishme të Audi, duke bërë kështu veturën tejet loksoze dhe sportive, të gatshme për të garuar me Porsche Panamera, Aston Martin Rapide dhe Lamborghini Estoque.

Dizajneri tha se krijimi i tij u inspirua nga dizajni i Santiago Calatrava i shfaqur në ndërtesat e tij në Qytetin e Arteve dhe të Shkencës që është në fshatin e Garcias në Valencia.

Fotografitë e këtij koncepti i kemi edhe ne dhe mund t’i shihni më lartë.