Shfaqen fotografitë e celularëve të rinj Lumia (Foto)

Microsoft është duke u përgatitur që t’i lansojë dy pajisje të reja Lumia në një ngjarje që do ta mbajë gjatë tetorit.

Auto & Tek

27/08/2015 13:14

Përderisa ne kemi parë disa imazhe që janë shfaqur në internet së bashku me specifikat e tyre, Evleaks ka publikuar atë që duket të jenë pamjet zyrtare të këtyre dy pajisjeve.

Të quajtur Cityman dhe Talkman, Microsoft pritet që t’i emëroj celularët Lumia 950 dhe 950 XL, transmeton Lajmi.net.

Imazhet e zbuluara nga Evleaks tregojnë dy pajisjet, të cilat kanë një pamje pothuajse të ngjashme. Modeli Cityman është me ngjyrë blu, kurse ai më i vogël (Talkman) është me ngjyrë të zezë.

Celularët në pamje duken mjaft të mirë, por mbetet të shihet se çfarë performance do të kenë kur të lansohet për publikun. (Lajmi.net)

cityman.0talkman.0