Shevchenko vlerëson lartë Kosovën

Kosova nuk është një kundërshtar i lehtë për Ukrainën.

Sport

08/10/2016 18:07

Kështu ka thënë në konferencë për shtyp trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko.

Ish sulmuesi i Milanit që tani drejton ekipin kombëtar, ka deklaruar se Kosova ka ekip të fortë, me lojtarë të shpejtë anësor, dhe janë shumë të rrezikshëm.

“Ata kanë lojtarë të shpejtë anësor dhe do të provojnë kundërsulmet, kështu pra ata janë shumë të rrezikshëm”, deklaroi Shevchenko, përcjell Lajmi.net.

“Kanë humbur 6:0 por secila ndeshje është e ndryshme. Ata kishin mundësitë e tyre për të kontrolluar ndeshjen kundër Kroacisë”, shtoi trajneri i Ukrainës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.