Shevchenko: Nëse ia bëjmë këtë gjë Kosovës, është dhurata më e mirë për ditëlindje

Mposhtja e Turqisë dhe Kosovës, është dhurata më e mirë që lojtarët e Ukrainës mund t’i bëjnë trajnerit të tyre, Andriy Shevchenko.

Sport

03/10/2016 18:45

Ish lojtari i Milanit që tani drejton ekipin kombëtar, së fundi ka festuar ditëlindjen e 40-të, dhe gjashtë pikë nga këto dy ndeshje, janë dhurata më e mirë që mund të marrë.

“Dhurata më e mirë? Gjashtë pikë nga këto dy ndeshje”, ka deklaruar Shevchenko në konferencë për shtyp, përcjell Lajmi.net.

I pyetur se cila ndeshje do të jetë më kryesore për të Shevchenko është përgjigjur se Turqinë e njohin prej kohësh, por nuk duhet anashkaluar edhe Kosovën, për të cilën e pranon se nuk ka shumë informata, duke parë mënyrën e grumbullimit të lojtarëve të përfaqësuesja më e re e Ballkanit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.