Shevchenko e komenton fitoren ndaj Shqipërisë

Trajneri i Ukrainës, Andri Shevçenko foli për faqen zyrtare të federatës ukrainase në lidhje me fitoren ndaj Shqipërisë, duke u shprehur i kënaqur në lidhje me lojë dhe rezultatin e ekipit të tij.

Sport

03/06/2018 22:04

“Tani po përqendrohemi më shumë te rezultati. Pavarësisht përfundimit të kampionateve dhe kohës së pakët për t’u rikuperuar, i kërkova ekipit që të merrte një rezultat pozitiv dhe tashmë duhet të presim ndeshjet zyrtare. Ndeshje për ndeshje po përmirësohemi dhe kjo u reflektua në fushë. Golat e ndihmojnë Jarmolenkon nga ana psikologjike. Rikthimi i zgjatur, pas dëmtimit, e pengoi atë që të mbyllte sezonin me klubin e tij. Ai për ne është shumë i rëndësishme dhe është duke kaluar një moment pozitiv. Jam shumë i lumtur për golat e tij dhe për ekipin.

Për momentet e Shqipërisë…

Në një nga episodet kemi bërë një gabim, mbrojtësi nuk veproi mirë, duke lënë hapësira të lira dhe i dha mundësinë lojtarit të Shqipërisë të godiste në mënyrë të rrezikshme. Nuk është se u krijuan shumë raste të rrezikshme në portën tonë. Gjysma e parë ishte e mire, ndërsa në të dytën kontrolluam topin. Kjo ishte një provë e mirë që të jep besim psikologjik para ndeshjeve të ardhme. I uroj të gjithëve fat në klubet e tyre. Ata do të pushojnë dhe do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri. Në vjeshtë, ne presim ndeshje serioze.

Për rotacionin në skuadër…

Kjo është filozofia ime. Iu dhashë mundësinë të gjithë lojtarëve. Ky rotacion, që ne kemi bërë, tregoi se lojtarët e kuptojnë detyrën e tyre dhe vendin e tyre në skemën e lojës. Ajo që planifikuam ndodhi. Shqipëria na lejoi te luanim dhe bëmë një ndeshje të kënaqshme.

Rëndësia e fitores në ndeshje miqësore…

Më e rëndësishmja për mua do të jetë ndeshje zyrtare në shtator. Lojërat miqësore janë të nevojshme për t’u përgatitur për ndeshje të tilla. Ishte e rëndësishme për mua të shihja se si lojtarët bashkëpunojnë me partnerët e tyre dhe kuptojnë pozicionin e tyre në fushë, duke formuar strukturën e lojës.