Shëtitje në Malishevë

I shoqëruar nga Kryetari aktual i Komunës, Isni Kilaj, Kryetari i PDK’së ka ecur nëpër rrugët e Malishevës për të biseduar me banorët e kësaj komune rreth përshtypjeve të tyre për Kilajn.

Lajme

14/10/2013 10:35

Derë me derë e dorë më dorë.

Kryetari i PDK’së dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar sot fushatën për zgjedhjet lokale në stilin e tij duke bashkëbiseduar me qytetarët e Malishevës.

I shoqëruar nga Kryetari aktual i Komunës, Isni Kilaj, i cili kërkon një mandat të tretë në krye të Malishevës, Thaçi ka ecur nëpër rrugët e Malishevës për të biseduar me banorët e kësaj komune rreth përshtypjeve të tyre për Kilajn dhe administratën komunale të Malishevës.

Thaçi ka kërkuar nga malishevasit që të vazhdojnë ta përkrahin Kilajn, duke i dhënë votën më 3 nëntor.

Zgjedhjet në Malishevë konsideron një test për PDK’në pas ftesës së njëri ndër themeluesit e PDK’së, Fatmir Limaj, i bëri elektoratit të kësaj komune për ta votuar Iniciativën Qytetare të Malishevës, subjekt i dalë pas përplasjeve në degën e PDK’së të kësaj komune.