Sheshi “Car Llazari”, në përputhje me marrëveshjen e Brukselit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Dardan Gashi ka deklaruar se sheshi “Car Llazari” në Mitrovicë është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. 

Lajme

09/07/2014 20:12

Dardan Gashi ka thënë se ndërtimet që kanë filluar për shehsin “Car Llazari” janë legale dhe në përputhshmëri me marrëveshjen e Brukselit.

“Ne kemi qenë atje gjatë fillimit të ndërtimit, kemi qenë të gatshëm për të ndërhyrë menjëherë në rast se do të kishim konstatuar se nuk po zbatohet marrëveshja. Deri tani ka shkuar gjithçka në rregull”, ka thënë Gashi në një prononcim për Indeksonline.

Ai ka ritheksuar sërish qëndrimin e Ministrisë të cilën ai e drejton, se nuk do të bëjë kompromise kur bëhet fjalë për ndërtime ilegale, qofshin ato në jug apo në veri të vendit.

“Ne qëndrojmë prapa asaj që kemi thënë, që në rast se ne konsiderojmë që ka tendencë për ndërtime ilegale dhe shkelje të marrëveshjes, ne do të ndërhyjmë menjëherë”, ka thënë Gashi.