Shesheli me temperaturë rreth 40’, gati sa nuk vdiq (Foto)

Lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, i cili po kurohet nga kanceri, gjatë tri ditëve kishte temperaturë të trupit rreth 40 gradë dhe për pak sa nuk vdiq, thotë djali i tij.

Lajme

12/06/2015 16:53

Nikola, djali i radikalit serb, ka thënë për “Kurir” se, babai i tij ishte mes jetës dhe vdekjes, por tani duket mirë, dhe shumë shpejtë do t’i kthehet aktivitetit politik, transmeton lajmi.net.

2

“Babai tash është pak më mirë, pas tri ditësh me temperaturë rreth 40 gradë. E falënderoj Perëndinë, ai tani është mirë. Shpresojmë që sa më shpejtë t’i kthehet aktiviteteve partiake”, ka thënë Nikola Sheshel.  (lajmi.net)

3