Shesheli brenda 7 ditësh kthehet në shtëpi?

Gjykatësi Jean-Klod Antoneti, kryetar i Dhomës Gjyqësore në Hagë në gjyqin ndaj Vojisllav Sheshelit, ka kërkuar nga të dy palët që të mbahet një seancë brenda shtatë ditëve, ku do të mund të vendoset që Vojisllav Sheshel i akuzuar për krime lufte, të lirohet përkohësisht. 

Lajme

13/06/2014 23:43

Brenda shtatë ditëve do të dihet nëse udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshelj të lirohet përkohësisht, raporton B92. 

Kjo po ndodhë për shkak të faktit se është e paqartë nëse ata do të jenë në gjendje të marrin vendim në kohë të shpejtë për dënimin ndaj Sheshelit, i cili ndodhet në paraburgim prej 11 vitesh. 

Vendimi për dënimin ndaj Sheshelit është shtyrë për herë të katërt, pasi gjyqtari Madiale Nijanga, i emëruar vitin e kaluar, ka kërkuar më shumë kohë që të njihet me rastin. 

Sipas mbrojtjes së Sheshelit, atij i është shkelur e drejta e gjykimit brenda kohës së arsyeshme. (lajmi.net)