“Hyrja e Kosovës në OKB do të ishte një njohje e pavarësisë, edhe nëse Serbia kurrë nuk bëri ndonjë akt zyrtar për këtë çështje. Kush e pyet Serbinë nëse ajo njeh pavarësinë e shtetit kur ajo është anëtare e OKB-së”, ka thënë Sheshel për gazetarët në parlamentin serb, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Ai ka shtuar se nëse Shtetet e Bashkuara, me një “thikë nën fyt”, arrijnë që presidenti serb dhe qeveria ta njohin Kosovën, kjo do të thoshte “fillimi i fundit të Serbisë”.
Sipas Sheshelit, Mitchell erdhi në Ballkan për të zvogëluar ndikimin rus në Ballkan dhe për të ushtruar presion ndaj Presidentit Aleksandër Vuçiq dhe qeverisë serbe për të pranuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
Sheshel u ka bërë thirrje qeverisë dhe Presidentit të Serbisë që të marrin masa urgjente që Serbia të bashkohet me CSTO, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia dhe të kërkojë nga Rusia për të vendosur forcat ushtarake në pjesën perëndimore të Serbisë.
“Shpëtimi i vetëm është një aleancë e drejtpërdrejtë me Rusinë. Vetëm Rusia mund t’i largojë amerikanët nga planet e tyre të çmendura në Ballkan”, citojnë mediat Sheshelin.