Sheshel: Serbia të kërkoj mbrojtje nga Rusia për dialogun me Kosovën

Kandidati për president të Serbisë, Vojisllav Sheshel vizitoi sot Krushevacin, ku u takua me përkrahësit e tij.

Lajme

22/03/2017 23:47

Ai u tha atyre se detyra e tij më e rëndësishme është ta mund Aleksandër Vuçiqin.

Mes tjerash, Sheshel u tha ithtarëve të tij se është e domosdoshme të ndërpriten bisedimet me Kosovën të cilat zhvillohen në Bruksel, sipas tij, kjo duhet të bëhet deri sa Prishtina të merret me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, shkruan Blic.

“Bashkimi Evropian duhet të garantojë anulimin e vendimit “të qeverisë kukull në Prishtinës për grabitjen e pasurisë shtetërore serbe”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Serbia duhet të kërkoj mbrojtje nga Rusia, pasi thotë se Kosova gëzon mbrojtjen nga shumë shtete të fuqishme, mirëpo kërkesa e tij nuk mbaron këtu, ai thotë se në bisedime ku janë të pranishëm përfaqësues Evropian duhet të jenë të pranishëm edhe ata rusë.

Sheshel ka përsëritur se është i angazhuar për integrimin me Rusinë,dhe se është kundër hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian. /Lajmi.net/