Sheshel në kimioterapi

Kryeradikali Sheshel i cili për një dekadë është duke qëndruar në Tribunalin e Hagës për shkak të akuzave për krime të luftës, është operuar pasi i është gjetur një karcinom në zorrën e trashë, ndërsa gjatë operacionit i është hequr nyja limfatike.

Lajme

28/12/2013 11:29

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili është operuar në Hagë, shumë shpejt do të futet në regjimin e kimioterapisë.

Një zyrtar i partisë së Sheshelit ka thënë se ende nuk dihet nëse ndaj tij do të përdoret kimioterapia me anë të tabletave apo intravenoze.

Kryeradikali Sheshel, i cili për një dekadë është duke qëndruar në Tribunalin e Hagës për shkak të akuzave për krime të luftës, është operuar pasi i është gjetur një karcinom në zorrën e trashë, ndërsa gjatë operacionit i është hequr nyja limfatike.

Sipas Zoran Krasic,Sheshel është informuar për metastazën dhe për këtë arsye është e domosdoshme përdorimi i kimioterapisë.

Sheshel akuzohet nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës në Kroaci dhe Bosnjë gjatë viteve 1991- 1993.

Zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Magdalena Spalinka ka thënë për mediat serbe se Tribunali i Hagës nuk mund të japë informacione për gjendjen shëndetësore të të akuzuarve pa pajtimin e tyre.