Sherri për pronën, 48-vjeçari qëllon me sëpatë nusen e vëllait

Një vajzë e re në Fier, ka mbetur e plagosur nga vëllai i burrit të saj. Artur Sheme (Çibuku), 48 vjeç, banues në fshatin Kuman u vu në prangat e policisë ditën e djeshme, i dyshuar për plagosjen.

Lajme

13/06/2016 15:59

Në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”, ka plagosur me sqepar duke i thyer klavikulën (pjesën e sipërme të shpatullës) kunatës së tij, E.Çibuku, 26 vjeçe, banuese në Kuman. Siç bëhet e ditur nga policia, gjithçka ka ndodhur pas një debati të ashpër me fjalë për motive pronësie mes dy vëllezërve, ku ka ndërhyrë dhe e reja.

Fjalët e thëna në gjaknxehtësi e sipër kanë bërë që 48­ vjeçari të humbë durimin dhe të qëllojë me sqepar nusen e vëllait.

Ai u vu në pranga nga policia nën akuzën e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje’’.