“Sherri Neymar – Cavani” futet në mes edhe Mbappe

Përsëri ka pasur zhvillime mes dyshes Neymar dhe Edinson Cavani.

Sport

19/11/2018 13:00

Kësaj radhe, palët u përplasen në nivelet e ndeshjeve nacionale, ku përball u vendosën Brazili dhe Uruguaji.

Sigurisht se të dy startuan në skuadrat përkatëse, si yjet kryesorë të skuadrave, në mesin e shumë yjeve.

Në një moment të ndeshjes, ishte Cavani që ndërhyu mjaft ashpër në brazilianin Neymar.

YouTube player

Pas ndeshjes sulmuesi nga Uruguaji ka thënë se nuk ka ndeshje miqësore dhe nganjëherë situata nxehet, shkruan “Givemesport”, transmeton lajmi.net.

Por, Mbappe ka treguar edhe për reagimin e Neymar në lidhje me këtë ndodhi.

“I dërgova atij një video ku shfaqej ndërhyrja e Cavanit në të. Ai ma ktheu me të qeshur” ka thënë Mbappe.

“Nuk kishte asgjë serioze. Ata po mbronin ngjyrat e kombëtareve të tyre dhe kjo nuk ju pengon që të luajnë së bashku tek PSG” ka përfunduar francezi.

Në fillimet e Neymar tek PSG, ai kishte pasur konflikt me Cavanin sa i përket ekzekutimit të penalltive. /Lajmi.net/