Sherri me McGregor: Ja sa është dënuar Khabib Nurmagomedov

Sot është zbuluar dënimi i Khabib Nurmagomedov për incidentin pas ndeshjes me Conor McGregor.

Sport

29/01/2019 18:43

Luftëtari rus do të duhet të paguaj hiq më pak se 400 mijë euro pasi kërceu jashtë oktogonit dhe sulmoi skuadrën e McGregor.

Por, kjo nuk është e tëra, pasi ai do të dënohet edhe në aspekte tjera përveç atyre ekonomike.

Khabib Nurmagomedov nuk do të ketë të drejtë lufte për nëntë muajt e ardhshëm, si pasojë e ngjarjeve të UFC 229, transmeton lajmi.net.

Khabib e kishte fituar duelin me irlandezin McGregor, por pas ndeshjes kishte sulmuar edhe skuadrën e tij, gjë që tashmë e ka penalizuar.

Kështu, ai do të dënohet me 400 mijë euro dhe për nëntë muaj nuk do të ketë mundësi të ndeshet. /Lajmi.net/