Sherri i Twitterit

Në futbollin modern, shumica e yjeve shfrytëzojnë rrjetet sociale për të qenë në kontakt me tifozët dhe opinionin e gjerë. Mirëpo, Twitter e Facebook dinë edhe t’u sjellin telashe. Nuk besoni? Sulmuesi i Blackpoolit, Michael Chopra rrezikon të largohet nga klubi pikërisht për shkak të një postimi që publikoi në Twitter ku kritikoi standardin e…

Sport

07/01/2014 20:40

Në futbollin modern, shumica e yjeve shfrytëzojnë rrjetet sociale për të qenë në kontakt me tifozët dhe opinionin e gjerë.

Mirëpo, Twitter e Facebook dinë edhe t’u sjellin telashe. Nuk besoni? Sulmuesi i Blackpoolit, Michael Chopra rrezikon të largohet nga klubi pikërisht për shkak të një postimi që publikoi në Twitter ku kritikoi standardin e stërvitjeve në klub.

Ai është gjobitur me 10 mijë funte nga Blackpool dhe u paralajmërua për sjelljen e tij të mëtutjeshme. Chopra kishte shkruar: “Shaka e mallkuar në stërvitje ku ishim vetëm gjashtë futbollistë e në fund e kuptuam se trajneri fizik e ka kryer seancën #shaka”.

Postimi i Chopras

Postimi më pas është fshirë. Sulmuesi 30-vjeç iu bashkua Blackbpoolit në korrik të vitit të kaluar si futbollist i lirë nga Ipswich dhe kontrata e tij njëvjeçare tani është nën rrezik.

Shembulli i tij shërben si paralajmërim për të tjerët që të mendojnë dy herë para se të publikojnë ndonjë koment në Twitter ose Facebook.