Sherr me thika mes të rinjve në Tiranë, humb jetën një 20-vjeçar

Një 20-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme, pas një sherri me thika në kryeqytetin e Shqipërisë.

Lajme

30/05/2016 11:22

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në rrugën “Llambi Bonata” në Tiranë, ku një grup të rinjsh janë konfliktuar duke përdorur edhe armë të ftohta.

Mësohet se 20-vjeçari L.K, ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e sherrit që i kushtoi jetën 20-vjeçarit.