Sherr për pronat, bën për spital të vëllanë dhe nipin – Lajmi.net
Sherr për pronat, bën për spital të vëllanë dhe nipin
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 22:26, 13 May 2018
Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një sherr brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës.

43-vjeçari Hiqmet Tola është përleshur me vëllanë e tij, shtetasin me inicialet F.T., 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit.

Në konflikt e sipër, njofton policia, Hiqmeti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur ndaj të vëllait dhe nipit të tij.

Ndërhyrja në kohë e policia ka shmangur tragjedinë. 43-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur atë e bir që po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë.

Policia dyshon se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO