Sherr në ekipin e Turqisë para ndeshjes me Kosovën (FOTO)

Kombëtarja turke po vazhdon me përgatitjet për ndeshjen me Kosovën.

Sport

10/11/2016 09:45

Turqia ka mbajtur edhe një seancë stërvitëse para takimin me përfaqësueses kosovare, me të cilën do të takohet në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018.

Megjithëse atmosfera është e mirë brenda kampit turk, i cili dje punoi rreth ndërprerjes së topave dhe pasimi në hapësirë të ngushtë, kjo nuk mund të thuhet në raportet Fatih Terim dhe Arda Turan, transmeton Telegrafi.

Këta te dy nuk kanë pranuar të fotografon një fotografi të përbashkët, sipas fotomac.com.tr., duke injoruar njëri-tjetrin.

E gjithë kjo pas një ‘fjalosje’ që kishin pasur kohë më parë këta dy, e cila gjë i kishte kushtuar Turanit me mos ftesë në kombëtare.

Mbetet të shihet nëse Turan do të startojë kundër Kosovës pasi që Terim njihet për trajner mjaft autoritativ dhe nuk dëshiron që prishet harmonia brenda klubit.

Ndryshe, Turqia dhe Kosova do të takohen ditën e shtunë me fillim në ora 20:00, ndërsa ndeshja do të luhet në stadiumin e klubit të Antalyasporit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.