Sherr në burg, shqiptari qëllon me thikë grekun

Një sherr ka ndodhur pasditen e djeshme në burgun e Kretës. Siç bëjnë të ditur mediat greke ngjarja ka ndodhur mes një grupi shqiptarësh dhe grekësh të cilët ndodhen në qeli.

Lajme

02/09/2016 09:14

Gjatë sherrit, të ndodhur në kohën e ajrimit, ka ndodhur edhe plagosja me një thikë të improvizuar.

Një nga shqiptarët e burgosur kishte në dorë një thikë të improvizuar dhe me të ka qëlluar të dënuarin grek. Policia thotë se i dënuari është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.