Sherr mes Tunës dhe Jonidës, kjo e fundit sqaron gjithçka

.

ShowBiz

13/09/2017 13:21

Këngëtarja Jonida Maliqi ishte e ftuara e radhës në emisionin ‘Pop Culture’ në ‘Top Channel’, ku u intervistua nga moderatorët Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema.

Krahas impenjimeve të saj në muzikë dhe në fushën e modës, në studion e emisionit u fol edhe për një sherr të saj të mundshëm me kolegen e saj, Tunës shkruan xing.al.

E ngacmuar nga moderatori Kadilli se thuhej që ajo dhe bashkëpunëtorja e saj në këngën ‘Forca e Femrës’ kishin pasur një zënkë, Maliqi mohoi gjithçka.

‘Jo, nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë dhe madje përfitoj nga rasti për ta uruar për mëmësinë.’- u shpreh këngëtarja e njohur.