Sherr mes komisionerëve të PS dhe LSI, ndërpritet numërimi

Përplasje në një qendër numërimi, konkretisht në KZAZ nr.42 në Kavajë. Paraprakisht raportohet se komisionerët e PS po konfliktohen me ata të LSI, ndërsa procesi i numërimit është ndërprerë për momentin.

Lajme

26/06/2017 18:23

Në këtë qendër dëgjohen njerëz që bërtasin, ndërsa disa prej tyre edhe janë shtyrë dhe konfrontuar mes njëri-tjetrit. Sakaq në këtë qendër ndodhet forca të shumta policore.

“Situatë e pakuptimtë, një mospërputhje mes komisionerëve të PS-së dhe LSI. Aty janë përfshirë edhe numërues dhe vëzhgues të akredituar nga partitë politike. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi kontestimin mes dy palëve. Vëzhguesit e forcave politike kanë kërkuar që të futen në qendrën e numërimit, por nuk janë lejuar.
Aty brenda ndodheshin rreth 200 persona, ne nuk na lejohet të hyjmë brenda. Se dimë konkretisht se çfarë ka ndodhur. Vëzhguesit e tre forcave ndodhen jashtë dhe kërkojnë që të hyjnë brenda që të mbrojnë votat”, pohoi gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte.