Sherifi: S’ka nevojë për zgjedhje, i kemi numrat edhe për qeverinë

Bilall Sherifi Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, ka thënë se koalicioni LDK- AAK- Nisma do të vazhdoj. Ai thotë se ky koalicion i ka numrat edhe për formim e qeverisë dhe se vendi nuk ka nevojë që të shkoj në zgjedhje.

Lajme

22/07/2014 10:32

Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë së do t’i qëndrojnë besnik deri në fund koalicionit me LDK-në e AAK-në. 

Ai në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, është shprehur optimist se koalicioni LDK- AAK- Nisma do ta formojë qeverinë e re. 

Sherifi ka deklaruar se pas zgjedhjes së kryeparlamnetarit, ky koalicion i ka numrat edhe për formimin e qeverisë. Ai ka thënë se nuk është e nevojshme që Kosova të shkoj në zgjedhje të reja. 

“Zakonisht në zgjedhje shkohet kur askush nuk arrin t’i bëjë  numrat për formimin e qeverisë. Në këtë drejtim në seancën konstituive kemi dëshmuar se i kemi së paku 65 vota”, ka thënë Sherifi. 

Ai ka shtuar se janë shumë të interesuar që pjesë e qeverisë të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.