Sherifi: Ndjejmë neveri ndaj montimit për Limajn

Bilall Sherifi, deputeti i NISMA-s, ka thënë që ndjejnë “neveri” dhe “indinjatë” duke iu referuar britanikut, Malcolm Simmons, kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, i cili në një intervistë për gazetën franceze, Le Monde, deklaroi se akuzat e ngritura në vitin 2012 ndaj ish komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt janë të motivuara politiksht

Lajme

17/11/2017 08:07

“Ne së paku që kemi qenë afër zotit Limaj nuk kemi dyshuar që këtu bëhet fjalë për një komplot”.

“Do të bëhet e ditur se kush janë ata që i kanë futur duart edhe në sistemin ndërkombëtar të drejtësisë”, ka thënë Sherifi në Analiza Lokale në Klan Kosova.

“Ajo që kemi thënë vazhdimisht është se prokurorët kanë përgjegjësinë më të madhe në vendin tonë pasi kanë një pushtet të jashtëzakonshëm për të filluar procese por ata po e shkatërrojnë jetë të njerëzve”.

Sipas Sherifit rasti i Limajt duhet të jetë shembull që të mos fillohen rastet të cilat mund të shkatërrojnë familjet.

“Titujt e gazetave mbushen me lajme ku njerëzit akuzohen për korrupsion dhe kur e marrin pafajësinë ka vetëm disa tituj të vegjël”, ka thënë Sherifi.