Sherifi: Kadri, presim si do të veprojë Thaçi me rastin tuaj

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetari të PDK-së Kadri Veselit, se ideja për ndryshimin e kufijve nuk është e Thaçit, por e Serbisë dhe Rusisë.

Lajme

19/10/2018 19:31

Sherifi i ka thënë Veselit se tash pret si do të veprojë presidenti me të, për deklaratat e tij.

“Të gjithë në Kosovë, i madh e i vogël, janë duke i thënë Hashim Thaçit që ideja për ndryshimin e kufijve nuk është e tij por e Serbisë dhe Rusisë”, ka shkruar Sherifi në Facebook, përcjell ljmi.net.

Ky është postimi i plotë i Sherifit:

Zoti Veseli,

Të gjithë në Kosovë, i madh e i vogël, janë duke i thënë Hashim Thaçit që ideja për ndryshimin e kufijve nuk është e tij por e Serbisë dhe Rusisë. Përkundër kësaj, ai vazhdon të këmbëngulë se gjoja kjo ide na qenkësha e tij! Arsyet e këtij insistimi i di vetëm Hashim Thaçi.

Zoti Veseli,

Përveç teje, kushdo qoftë që ka marrë guximin t’ia kujtojë z. Thaçi se “kjo ide është e Serbisë dhe Rusisë”, ai është përballë me rrebesh akuzash dhe është etiketuar publikisht nga presidenti i Kosovës si “rrenc”, “shpifës”, “mashtrues”, “manipulues” e çka jo tjetër.

Ta shohim si do të veprojë në rastin tuaj!