Sherifi fajëson LDK-në për mos liberalizim të vizave, kritikon Vetëvendosjen

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në Kuvendin e Kosovës për deshtimin e liberalizimit të vizave, ka folur edhe shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Lajme

04/12/2018 21:15

Ai foli për kritikën e Lëvizjes Vetëvendosje që thanë se “Kosova edhe ka dhënë territor edhe nuk iu liberalizuan vizat”, tha se kjo nuk vlen, për arsye se ftesën për këtë seancën e kanë bërë me ata që kanë dhënë territor, duke iu referuar LDK-së, shkruan lajmi.net.

Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk po e fajson BE-në për mos liberalizimin e vizave, por këtë e bëri edhe Johannes Hahn kur tha se ‘topi është tek BE dhe jo tek Kosova’.

Sherifi duke pohuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave kritikoi LDK-në të cilët thanë se vonesat për votimin e demarkacionit kanë ndikuar në vonesat për liberalizim të vizave.

“Kush ju ka nalë juve me e kalu? 88 vota i keni pasur. Për ju më me rëndësi ka qenë pushteti sesa liberalizimi i vizave”, tha Sherifi. /Lajmi.net/