Shërbyesve të administratës publike iu paguhen rrogat e dhjetorit

Ministria e Financave njofton të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor.

Lajme

24/12/2014 17:46

Për shkak të festave të fundvitit, pagesa e pagave është bërë disa ditë më herët nga afati i zakonshëm i pagesave të rrogave.

Me këtë rast, ministri i Financave, Avdullah Hoti të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u uron festat e fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi dhe gjitha të mirat.