Shërbyesit civilë kërcënojnë me greva dhe protesta

Sindikata e Shërbyesve Civilë kërkon nga Qeveria të bëjë nivelizimin e pagave të këtij sektori me sektorët e tjerë e më pas të ngrisë pagat për gjitha nivelet. Ata deri në mars do të presin dhe nëse nuk realizohen kërkesat kërcënojnë me grevë dhe protesta.

Lajme

27/02/2014 11:22

Kryetari i Sindikadës së Shërbyesve Civilë, Mursel Zymberi thotë se Kryeministri Hashim Thaçi u ka mbetur borxh shërbyesve civilë, pasi që kur është bërë ngritja e pagave herën e fundit, shërbyesit civilë kanë qenë të vetmit që nuk u është ngritur paga.

Paralajmërimi për ngritjen e pagave unë nuk e di se me cilën bazë Qeveria do ngrisë pagat.

Ai është i vetëdijshëm se ndaj shërbyesve civil  ka mbetur borxh sepse përderisa në sektorët tjerë janë ngriur pagat, tek shërvyesit civilë nuk ka ndodhur.

“Marrëveshja me Thaçin ka qenë që prej 6 muajsh do të kemi  ngritje prej 20 përqind të pagave, pra  të ndodh nivelizimi me sektorët e tjerë”.

“Kjo nuk ndodhi asnjëherë”.

“Ne kemi shprehur pakënaqësit lidhur me trajtimin që na është bërë, ka pasur diskrim në formën e pagesës sepse kemi qenë të lënë anash nga Qeveria me rastin e ngritjes së pagave”.

“Thaçi nuk përbushi premtimin e dhënë dhe kjo na bën të jemi të indinjuar në formën e trajtimin”.

“Kërkesa jonë është që Qeveria të bëj nivelizimin e pagave të shërbyesve civil me sektorët e tjerë, prej 20 përqind.Mandej të jetë ngritja lineare për të gjithë sektorët e tjerë”.

Në intervistën dhënë për Interaktiv në KTV, Mursel Zymberi thotë se në vazhdimësi kanë kërkuar takim me Kryeministrin Hashim Thaçi.

Ai thotë se nëse deri në muajin mars nuk arrijnë marrëveshje, shërbyesit civilë do ndërmarrin masa, e që i bie fillimisht greva në vendin e punës, dhe pas 7 ditësh, nëse nuk arrihet marrëveshje, shërbyesit civilë do të organizojnë edhe protesta.

“Në vazhdmësi kemi qenë në kërkesë në takim me Thaçin , edhe sot ka qenë dita e fundit kur kemi bërë kërkesë takim me Thacin dhe Ministrin e Financave ne presim atë takim”.

”Qëndrojmë prapa saj që çështjet të zgjidhen përmes dialogut të ndërsjellë”.

“Nuk është pritja e pafundme sepse ne e kemi bërë kërkesën dhe është afat i caktuar që mund të presim sepse kemi presion prej shërbyesve që presin barazi në paga dhe sociale”.

“Ndryshe muaji mars do të ketë kohë për të biseduar për të arritur një marrëveshje të drejtë”.

“Në të kundërtën sindikata është e obliguar të ndërmarrë masa dhe ne na garantohet si shërbyes civilë të organizojmë greva në vend të punës si masë e parë”.

“Nëse nuk arrihet marrëveshje në afat prej 7 ditësh, mandej ka protesta jashtë vendit të punës dhe të gjithë shërbyesit ciliv janë të gatshëm ti futen grevës në vendin e punës e pse jo të dalin në protesta”,

“Shërbimi civil është bërthama e funksionimit të këtij shteti dhe Qeveria duhet të llogarit a ka llogari të futet në konflikt me shërbyesit civil”.

“Qeveria në vazhdimësi ka abuzuar me të drejtat tona”.

“Është momenti i fundit që ne kërkojmë barazi me sektorët e tjerë”, ka thënë Mursel Zymberi për emisionin Interaktiv të KTV’së.