Shënon Ibra, përgjigjet Falcao

Derbi mes Paris Saint-Germain dhe Monaco përfundoi në barazim 1-1. Përballja e dy skuadrave më të fuqishme nga Ligue 1, klubeve që kanë investuar jashtëzakonisht shumë duke sjellë yje të futbollit modern nuk solli fitues. Zlatan Ibrahimovic e kaloi PSG-n në epërsi pas vetëm pesë minutash lojë. Mirëpo, në minutën e 21-të u kundërpërgjigj sulmuesi kryesor…

Sport

22/09/2013 21:57

Derbi mes Paris Saint-Germain dhe Monaco përfundoi në barazim 1-1. Përballja e dy skuadrave më të fuqishme nga Ligue 1, klubeve që kanë investuar jashtëzakonisht shumë duke sjellë yje të futbollit modern nuk solli fitues.

Zlatan Ibrahimovic e kaloi PSG-n në epërsi pas vetëm pesë minutash lojë. Mirëpo, në minutën e 21-të u kundërpërgjigj sulmuesi kryesor i Monacos, Radamel Falcao i cili barazoi rezultatin.

Në vazhdim nuk pati më gola, dhe skuadrat i ndanë pikët. Monaco – ekip i promovuar këtë edicion në Ligue 1 – vazhdon të kryesojë me 14 pikë, i përcjell nga PSG me 12.