Shënon dhe e duartroket veten

Shënon gol dhe e duartroket veten. Ky është veprimi i Dzimtry Koub, sulmues i ekipit Trakai, i cili pasi shënoi gol ndaj Zalgiris, shkoi në tribunë dhe e përshëndeti golin e tij, si të ishte një tifoz.

Sport

09/05/2014 12:41

Dzimtry Koub, sulmues i ekipit lituanes Trakai, e festoi golin e tij në një mënyrë të pazakontë.

Pasi shënoi gol me kokë në fund të pjesës së dytë, ai shkoi në drejtim të tribunës, u ul në karrige dhe e duartrokiti veten për golin e shënuar ndaj ekipit Zalgiris Vilnius, në kuadër të xhiros së 12-të në A Lyga.

Ai dukej në të vërtetë si një tifoz, por më pas u kthye në fushën e blertë për ta vazhduar lojën.