Shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga

Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me OSBE- në sot do të organizojnë një konferencë për të shënuar 26 qershorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga.

Lajme

26/06/2016 07:58

Në një njoftim për media thuhet se në fokus të konferencës është roli i familjes, institucioneve dhe vet rinisë në parandalimin e kësaj dukurie të shëmtuar.

Konferenca mbahet sot, në njërin nga hotelet në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:30./kp