Sot Dita Ndërkombëtare e Tuberkulozit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tuberkulozit, sot Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucione të tjera relevante do ta shënojnë këtë ditë me qëllim për vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjes.

Lifestyle

23/03/2016 08:33

“Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, OJQ KeA, Fondi Global, CDF dhe Shoqata e Pulmologëve të Kosovës, me datën 23 dhe 24 Mars 2016 do të shënojnë Ditën Botërore të Tuberkulozit në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë”, thuhet në një njoftim të ministrisë.

Për këtë qëllim do të ketë aktivitete të shumta duke filluar me konferencë për shtyp, tryezën e rrumbullakët, shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, mesazhet në radio, në rrugë do të barten pano të vendosura në trup, me porosi edukativo shëndetësore me moton “ SË BASHKU TA MUNDIM TUBERKULOZIN”.