Shënohet 27 vjetori i sulmit ndaj familjes Jashari

27 vjet nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.

Lajme

30/12/2018 08:03

Me këtë rast nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Po ashtu nga ora 14:30, në Qendrën e Kulturës në Skenderaj, do të mbahet një koncert.

Ky aktivitet organizohet nën patronatin e kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, në bashkëveprim me OVL të UÇK-së, si dhe ansambli “Shota” dhe “Drenica”. /Lajmi.net/