Shenjat që tregojnë se nuk jeni gati për një marrëdhënie

Lexoni shenjat që tregojnë se nuk jeni gati për të filluar një marrëdhënie dhe do të duhet të gjeni një mënyrë për tu kënaqur me beqarinë.

Lifestyle

29/11/2014 15:30

Ndonjëherë nuk jeni të sigurt se a jeni gati për të qenë në një marrëdhënie apo jo. Duhet të jeni emocionalisht të gatshëm për të filluar një marrëdhënie.

Lexoni shenjat që tregojnë se nuk jeni gati për të filluar një marrëdhënie.

1. Vazhdoni të përfundoni me njerëz që janë të keq për ju
Me kë zgjedhni të kaloni kohën do të thotë shumë për ju. Vazhdoni të përfundoni me njerëz që nuk duken se dëshirojnë të jenë serioz në marrëdhënie? Ndoshta duhet të mendoni më mirë dhe të pyetni vetën çfarë do të thonë për ju këto zgjedhje.

2. Mendoni shumë për ishin tuaj
Nëse keni mendjen ende tek ish-partneri juaj, atëherë nuk do duhej që të provoni të krijoni marrëdhënie të re me dikë tjetër, transmeton Lajmi.net.

3. Vazhdoni të mendoni shumë se duhet të filloni një marrëdhënie
Marrëdhënia duhet të jetë diçka që e lumturon jetën tuaj, jo vetëm që ju kënaqë juve. Ajo duhet të jetë diçka që e bënë jetën tuaj më pas më me vlerë. Nëse keni nevojë për partner vetëm për të përmirësuar disponimin tuaj në jetë atëherë me të vërtetë më mirë të provoni të gjeni mënyra të tjera për t’i ndërtuar këto qëllime, përpara se ta përfshini dikë tjetër në jetën tuaj.

4. Nuk jeni të gatshëm për të bërë ndryshime në jetë
Nëse keni qenë beqar për një kohë të gjatë, shanset që keni krijuar një rutinë jetësore që funksionon dhe që e bënë jetën tuaj më të lehtë është shumë e mundur. Nëse dëshironi ta bëni dikë t’ju besojë se jeni serioz rreth përfshirjes së tyre në jetën tuaj, atëherë ju duhet të bëni disa kompromise. Nëse e shihni vetën si shumë të qetë dhe të relaksuar e të lumtur kështu beqar, atëherë nuk jeni të gatshëm që ta futni dikë në jetën tuaj, transmeton Lajmi.net.

5. Nuk e dini se çfarë dëshironi
Nëse nuk e dini se çfarë dëshironi nga një marrëdhënie atëherë do të mundoheni shumë derisa ta gjeni atë. Mendoni se çfarë dëshironi, çfarë do të bëni dhe me kë dëshironi ta lidhni vetën. Pasi të keni një pasqyrë të qartë të gjithë kësaj, atëherë mund të themi se jeni gati për një marrëdhënie.