Shenjat që tregojnë se nuk duhet të martoheni me të

Nëse jeni duke e konsideruar martesën, atëherë duhet të lexoni këtë artikull dhe duhet të jeni të sigurtë që mashkulli juaj nuk e posedon ndonjërën nga ato që thuhen më poshtë.

Lifestyle

21/03/2014 14:07

Ata kanë qenë të pabesueshëm

Njëra nga gjërat kryesore që tregojnë se nuk duhet të martohesh me të, është se ai ka qenë në shumë raste i pabesueshëm. Nëse dikush nuk mund të bëhet i besueshëm gjatë kohës që jeni në lidhje, si mund të jetë i besueshëm kur do të martoheni?

Ata kanë problem me alkoolin dhe drogën

Nëse jeni të lidhur me një njeri që ka probleme me alkoolin apo drogën, atëherë duhet të largoheni sa më shpejtë nga ai. Largohuni nga kjo lidhje.

Ajo nuk ju sjellë asgjë veç se kokëdhimbje të mëdha. Shpëtoje jetën dhe largohu nga njeriu i varur në gjëra të këqija.

Nuk jeni e sigurt nëse e dëshironi atë

Nëse ju nuk jeni e sigurtë se jeni e dashuruar te ai, atëherë mos merr vendime të shpejta.

Do të vijë koha kur t’i do të mërzitesh nga ai dhe do të mendosh për gjëra që të shpiejnë në probleme tjera.