Shenjat që tregojnë se lidhja juaj është duke përfunduar

Ndonjëherë është e vështirë të dalloni shenjat që tregojnë fundin e një lidhjeje. Ndoshta gjërat nuk janë mirë si më parë, ndoshta njëri prej jush nuk është i/e kënaqur me lidhjen dhe nuk dini si t`ia bëni.

Lifestyle

10/08/2015 15:01

Ja 10 shenjat që tregojnë përfundimin e lidhjes suaj:

  1. Kush jeni ju?

Në fillim të lidhjes nuk ishit të nënshtruar ndaj kufizimeve. Ju dhe partneri juaj mund të flisnit gjatë tërë ditës, ai ishte shoku më i mirë i juaji dhe personi që e kërkonit disa herë në celular. Tani biseda mes jush është më e dhimbshme se të shkoni në dentist për t`i shkulur të gjithë dhëmbët jashtë.

  1. Seksi i lamtumirës

A e ka humbur ai interesin për ty? Visheni me të brendshme seksi, por ai nuk është i interesuar as t`ju shikojë. A ju thotë se nuk është në disponim apo se është i lodhur apo se kishte një ditë të tmerrshme? Nëse nuk mbani mend momentin e fundit kur ishit bashkë në shtrat atëherë kjo është shenjë e një lidhjeje të përfunduar.

  1. Orgazëm?!

Në fillim të lidhjes suaj nuk ju mungonin orgazmat, mirëpo tani nuk ju kujtohet për herë të fundit kur keni përjetuar një të tillë. Nëse nuk ka orgazëm, nuk ka lidhje, pasiqë orgazma është mënyra e femrës për tu lidhur me një mashkull.

  1. Më thirr!

I keni ndërruar rolet, në fillim ishte ai që ju thërriste dhe ju shkruante tani jeni ju. Çfarë ndodhi? Zemra e tij më nuk dëshiron lidhje.

  1. Kohë për dush

Partneri juaj bën dush të gjatë? Ai është në banjo për një kohë të gjatë dhe ju nuk dini se çfarë mund të jetë duke bërë? Nëse qëndron një kohë të gjatë në dush atëherë nuk është vetëm dukë u larë.

 

  1. Ku iku dëfrimi?

Në fillim kur u takuat, ai ishte Zotëri Romantiku që ju befasonte me darka dhe pushime të mrekullueshme. Tani një gjë e tillë është e pamundur.

  1. Mikeshat!

Kaloni shumë kohë me shoqërinë? Partneri juaj është i zënë dhe nuk e shihni me javë? Shenjë alarmi!

  1. Punë,punë,punë

A është partneri juaj i varur nga puna? Kalon shumë kohë në zyren e tij, por kohëve të fundit punon deri vonë çdo të dytën natë. Si duket tenton të shmanget nga ju.

  1. Mos më harro

Keni përshtypjen se nuk është prezent me mendime? A i harron evenimentet dhe datat e rëndësishme? Ndoshta provon që të ju dërgojë mesazhe të nënvetëdijes se nuk dëshiron të jetë në lidhje më me ju.

 

  1. Lufta e Tretë Botërore

A ju duket sikur zhvilloni luftë? Nëse gjatë tërë kohës jeni në qafë të njëri-tjetrit, diçka nuk është në rregull. është e zakonshme për çiftet të grinden, mirëpo pas grindjes zakonisht çojnë dashuri dhe pajtohen. Mirëpo ka dallim shumë të madh mes grindjes normale dhe asaj pa rezolutë dhe armëpushim.

Nëse jeta juaj i ngjan pak a shumë këtij shkrimi, është koha të ndryshoni. Mundësitë janë pafund, gjithçka varet nga ju./femra.net