Shenjat që tregojnë se jeni në marrëdhënie me personin e duhur

“Si ta di nëse jam në marrëdhënie me personin e duhur?” – kjo është njëra nga pyetjet më të zakonshme që njerëzit të cilët fillojnë një lidhje me dikë e bëjnë.

Lifestyle

14/07/2015 22:10

Edhe pse përgjigjet këtu mund të jenë subjektive, në të gjitha marrëdhëniet, romantike dhe të tjera, ka disa shenja të cilat tregojnë se si janë duke shkuar gjërat.

Kështu, ne kemi mbledhur disa nga shenjat që tregojnë nëse jeni në marrëdhënie të duhur me dikë. Lexoni ato më poshtë:

Kur nuk luhen lojëra
Shpesh, ne i bëjmë marrëdhëniet tona më të vështira se sa që janë. Vështirësitë fillojnë kur bisedat bëhen mesazhe, ndjenjat bëhen sublime, seksi bëhet lojë, fjala “dashuri” del jashtë konteksit, besimi zhduket, pasiguritë bëhen të zakonshme, xhelozia bëhet shprehi, lëndimet fillojnë të ndjehen njëjtë dhe e vetmja zgjidhje mbetet përfundimi i marrëdhënies. Por, ju nuk duhet ta përfundoni atë. Përballuni me këto probleme, zgjidhni ato, komunikoni, falni dhe dhuroni dashuri personave në jetën tuaj të cilët e meritojnë. Dhe natyrisht, nëse mendoni se dikush po luan me ju, mos ngurroni të veproni dhe të flisni për këtë, transmeton Lajmi.net.

Kur ka komunikim të hapur
Nuk duhet të frikësoheni nga disa biseda me partnerin. Është më mirë të flisni dhe të zbuloni të vërtetën, se sa ta mbani atë e cila nuk iu çon askund. Thoni atë që mendoni dhe mos ngurroni. Mos prisni që njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj të lexojnë mendjen tuaj, dhe mos luani lojëra me zemrat e tyre. Mos prisni të ju besojnë më kur e vërteta për diçka në lidhje me ju të besohet, si pasojë e asaj që ju nuk keni biseduar me të. Dëgjojeni partnerin pa e ndërprerë dhe pa e ofenduar. Komunikimi jo vetëm që është pjesë e rëndësishme e një marrëdhënie, por është marrëdhënie. Marrëdhëniet shpesh dështojnë për shkak të mungesës së besimit, mungesës së komunikimit dhe xhelozisë. Kështu që, bëhuni të ndershëm dhe komunikoni gjithmonë.

Kur dashuria dëshmohet edhe me vepra jo vetëm me fjalë
Të themi të vërtetën, ju mund të thoni “më vjen keq” mijëra herë, apo “të dua” sa herë të dëshironi, por nëse nuk e dëshmoni që gjërat që po i thoni janë të vërteta, atëherë ato nuk janë. Nëse nuk mund ta dëshmosh, fjalët janë të pasinqerta.

Kur të tjerët nuk kanë ndikim në marrëdhënien tuaj
Marrëdhëniet nuk varen nga të tjerët, por nga ti dhe partneri. Kështu që, mos i lejo të tjerët që të rrënojnë marrëdhënien tënde. Nëse keni probleme në marrëdhënie, mundohuni t’i zgjidhni me partnerin dhe jo dikë tjetër, pasi që jo gjithmonë këshillat e dikujt bëhen për të mirën tuaj, transmeton Lajmi.net.

Ju duhet të vendosni vetë nëse marrëdhënia në të cilën jeni është e duhura për ju, dhe jo dikush tjetër. Duhet të mos brengoseni më për atë çfarë të tjerët thonë dhe duan për ju, dhe të filloni të jetoni dhe të vendosni për veten.

Kur marrëdhënia mbahet shkaku i dashurisë
Duhet ta dini se nuk mund t’ia impononi dikujt që të jetë me ju ose të ju dashurojë. Ne nuk duhet t’i lutemi dikujt që të qëndrojë nëse dëshiron të shkojë. Dhe kështu, ne nuk duhet të ndjehemi të “bllokuar” në marrëdhënie. Në fakt, nëse një person ndjehet i bllokuar në marrëdhënie, marrëdhënia në të vërtetë nuk ekziston fare. Në marrëdhënie duhet të japësh 50%-in tënd, kurse 50%-in tjetër duhet ta japë partneri. Marrëdhënia është si një punë ekipore, ku përgjegjësitë dhe detyrat ndahen. Kështu që, një marrëdhënie e duhur është ajo kur të dy personat mundohen për njëri-tjetrin në të njëjtën kohë, dhe dhurojnë dashuri të njëjtë për njëri-tjetrin. (lajmi.net)