Shenjat që tregojnë nëse lidhja juaj ka potencial afatgjatë

Nëse në lidhjen tuaj nuk i keni këto shenja, atëherë duhet të ndjeheni të paralajmëruar që ndjenjat tuaja mund të ndryshojnë në të ardhmen.

Lifestyle

07/04/2016 15:45

Partneri juaj është i besueshëm dhe mbështetës

Çdo njeri i ka prioritetet se çfarë dëshiron në partnerin e tyre. Disa njerëz shikojnë më shumë për pasurinë apo statusin, ndërsa disa tjerë kërkojnë gjëra të tjera. Por, pavarësisht diferencave mes idealeve dhe prioriteteve të njerëzve, thuajse çdo njeri, qoftë mashkull apo femër, e dëshiron një partner i cili është i besueshëm dhe mbështetës, transmeton Telegrafi.

Nëse partneri juaj është i besueshëm dhe mbështetës, atëherë kjo është një shenjë e mirë, ndërsa nëse partneri juaj nuk është as i besueshëm as mbështetës, atëherë le të jetë kjo paralajmërim për ju!

Të ndihmon të ndihesh mirë për vetën tënde

Në lidhjet e lumtura, njerëzit në përgjithësi i shikojnë partnerët e tyre më pozitivisht sesa ata vetën. P.sh., ti mund ta vlerësosh vetën si jo shumë atraktive fizikisht, por partneri juaj të shikon si shumë atraktive.

Nëse partneri juaj të sheh më të bukur sesa që dukesh, atëherë kjo është shenjë se jeni në një lidhje të mirë dhe ka shenja afatgjate./Telegrafi