Shenjat paralajmëruese të dibatetit të tipit 2 që nuk duhen injoruar kurrë

Shumë njerëz që preken nga diabeti i tipit 2 nuk ia kanë idenë që janë të sëmurë derisa analizat e gjakut të tregojnë për nivele jonormale të sheqerit në gjak, apo derisa sëmundja të përparojë dhe të fillojnë të shfaqen ndërlikime serioze.

Lifestyle

14/07/2017 00:09

Në pjesën më të madhe rasteve nuk shfaqen që në fillim simptomat e diabetit. Në disa raste janë “shenja tinëzare”, që mund të ngatërrohen lehtësisht.

Disa nga simptomat e para të diabetit që njihen mirë janë: etje e shtuar, urinim të shpeshtë, humbje ose shtim në peshë. Të tjerat, si ato më poshtë, mund të ngatërrohen lehtësisht, si nga profesionistët e mjekësisë ashtu edhe pacientët. Nëse po përjetoni një nga këto simptoma, siguroheni të konsultoheni me një mjek, shkruan Shendeti.com.

1. Probleme me mishrat e dhëmbëve Peridioniti – e njohur ndryshe si sëmundja e mishrave të dhëmbëve – mund të jetë shenjë e parë e diabetit të tipit 2, sipas një studimi të ri të publikuar tek revista BMJ Open Diabetes Research & Care. Studimi ka zbuluar se njerëzit që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve, janë më të rrezikuar nga diabeti dhe prediabeti, Lidhja mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe diabetit nuk është e re. Linflamacioni i shkaktuar nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka si fillim të njëjtët faktorë që janë përgjegjës për nivelin e lartë të sheqerit në gjak që shkakton diabetin.

2. Njolla të errëta në lëkurë – Shumë kohë para se të shfaqet diabeti, mund të vëreni njolla apo vija të errëta në pjesën e pasme të qafës. Kjo gjendje, e quajtur ndryshe “acanthosis nigrican”, është zakonisht shenjë e rezistencës ndaj insulinës – mungesë e ndjeshmërisë tek hormoni që trupi përdor për të rregulluar nivelet e glukozës – që mund të çojë në zhvillimin e diabetit. Në raste më të rralla, kjo gjendje mund të shkaktohet edhe nga cistet e vezorëve, çrregullimi hormonal ose i tiroides, madje edhe nga kanceri. Ilaçe të caktuara dhe suplemente, përfshirë edhe pilulat për kontrollin e lindjeve, mund të jenë gjithashtu përgjegjëse.

3. Mpirje të këmbëve dhe duarve – Rreth 10%-20% e njerëzve të diagnostikuar me diabet kanë dëmtim të nervave të lidhura me këtë sëmundje. Në fazat e hershme mund të jetë e vështirë për t’u pikasur. Mund të ndjeni mpirje në këmbë dhe mungesë ekuilibri. Këto ndjesi të çuditshme mund të shakktoehn edhe nga diçka e thjeshtë si veshja e këpucëve me taka të larta ose qëndrimi në një vend për një kohë të gjatë. Megjithatë mund të shkaktohen edhe nga gjendje serioze, si skleroza e shumëfishtë – prandaj është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek. /Lajmi.net/