Shenjat në autostradën “Ibrahim Rugova”, për objektet që s’ekzistojnë (Foto)

Autostrada ‘Ibrahim Rugova' e cila ka nisur së funksionuari në vitin 2013 pavarësisht se është ndërtuar me standarde dhe kosto shumë të lartë, ka pjesë që ende kanë mbetur të papërfunduara.

Lajme

08/06/2016 15:49

Pllakat sinjalizuese të cilat informojnë për pompa të derivateve sikurse edhe për objekte pushimi, kanë mbetur vetëm mbishkrime, raporton lajmi.net

Këto objekte nuk ekzistojnë, ani pse nëpër këtë rrugë qarkullon numër shumë i madh i automjeteve.

Ka shumë sosh që hasen përgjatë kësaj autostrade e të cilat sinjalizojnë për objekte që nuk janë ndërtuar.

Madje një gjë e tillë nuk është thënë se do të bëhet në ndonjë afat të caktuar kohor. Për këtë janë formuar komisione e janë nxjerrë rregullore, mirëpo të gjitha kanë mbetur vetëm premtime.

E për këtë çështje, ministria e Infrastrukturës e cila edhe është përgjegjëse për projektin madhor, vlerëson se për shenjat e tilla ende nuk nuk janë dhënë lokacione për ndërtim.

13396986_1057908734286960_728512069_o (2)

“Ministria e Infrastrukturës ka realizuar projektin e ndërtimit të Autostradës R7, punimet janë ekzekutuar sipas projektit zbatues të përgatitur nga Kompanitë Projektuese Egis International dhe Instituti IGH . Te gjitha shenjat janë të vendosura në bazë të projektit, ndërsa sa i përket shenjave të vendosura në Hapësirat për Shërbime, këto shenja janë të mbuluara pasi që ende nuk janë dhënë këto lokacione për ndërtim. Në momentin që ato do të ndërtohen, do të bëhet edhe vendosja e shenjave adekuate”, thuhet në përgjigjet dërguar redaksisë së lajmi.net nga ministria e Infrastrukturës.

13383859_1057908704286963_803223806_o (1)

Edhe pse kjo ministri shpjegon se këto shenja janë të mbulura me ngjyrë të zezë për shkak se lokacionet ende nuk janë ndërtuar, kjo autostradë përmban shenja informuese të cilat nuk janë të ngjyrosura pavarësisht se as objektet nuk janë të ndërtuara.

Po ashtu sipas ministrisë në fjalë, për t’u vendosur ndërtimi i objekteve së pari duhet të vendos Komisioni Nderministror për PPP dhe më pas do të mund të fillohet me procedurat.

“Vendimin për dhënjen sipas formës se PPP-së për Hapësirat për Sherbime (ku përfshihet Ndërtimi i pompës se derivative, parkingut , restoranti dhe këndit të lojërave), e merr Komisioni Ndërministror për PPP dhe me pas do të mund të fillohet me procedurat e përzgjedhjes se Kompanive për ndërtimin dhe shfrytëzimin e këtyre Hapësirave. Se kur kjo do të ndodh varet nga Vendimet e Komitetit Drejtues Nderministror per PPP”, sqaron tutje kjo ministri.

13383444_1057908757620291_1282833746_o

Projektin e Autostradës R7 Vermicë – Prishtinë – MerdareQeveria e Kosovës e ka përcaktuar si një investim me prioritet të lartë.

Identifikohet si drejtimi rrugor rajonal Nr. 7 në rrjetin kryesor të transportit të Evropës Jug-Lindore që do të lidh detin Adriatik –  Shqipërinë Veriore, Prizrenin, Prishtinën që çon në Merdare me Serbinë dhe në Nish me Korridorin X të TEN-it (Transport Europian NetEork).

Projekti është punuar sipas standardeve TEM–it (Trans European Motorway) sistemi i mbyllur, për shpejtësi projektuese 120-140 km/h, me shpejtësi max. të kufizuar prej 130 km/h.

Zyrtarisht ështe thënë se kostoja përfundimtare e autostradës është mbi 800 milionë euro.

Autostrada Prishtinë–Vërmicë e mban emrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, kurse kishte filluar të ndërtohet në prill të vitit 2010. /lajmi.net