Shenjat e pabesueshme

Secili njeri në botë e ka së paku një shenjë që vërehet, në trup. Por, ka prej shenjave që janë të veçanta dhe të pabesueshme, siç do t’i shihni në vijim. A e keni ditur se mund të keni shenja në syrin tuaj? Kjo shenjë quhet ‘Nevus’. Është sikur shenjat tjera, por në një vend…

Lifestyle

20/11/2013 07:00

Secili njeri në botë e ka së paku një shenjë që vërehet, në trup. Por, ka prej shenjave që janë të veçanta dhe të pabesueshme, siç do t’i shihni në vijim. A e keni ditur se mund të keni shenja në syrin tuaj? Kjo shenjë quhet ‘Nevus’. Është sikur shenjat tjera, por në një vend jo fort të duhur. Kjo mund t’ju vë në siklet, kur ta shikoni nga afër. Nga larg, ju mund të jeni të sigurt se ky person ka sy të bukur.

Kjo mace e jashtëzakonshme ka një nishan paksa të bezdisshëm. Kjo është sikur ta shohësh hijen prapa saj, e cila e ndjek kudo. Pronarët e saj lirisht mund të thonë se kanë dy mace. Dallimi është se macja e vërtetë është e bardhë, kurse shenja e saj – e zezë. Çfarë koiçidence!

Ky është Zhang Hongming nga jug-lindja e Kinës. Këto shenja unike, e bëjnë atë të quhet ‘njeriu ujk’, për shkak të qimeve të shumta që ka në shpinën e tij. Por, Zhang nuk është i vetëm. Përafërsisht 3 për qind e njerëzve janë lindur me ‘gjurmë’ si këto.

A e keni ditur se afro 80% e bebeve kanë lindur me disa lloje të shenjave? Disa prej tyre i kanë më të dukshme, e disa më pak. Ky në fotografi, për shembull, e ka një shenjë nëpër të cilën mund të udhëtosh. Në shpinën e tij gjendet një hartë, e cila është vizatuar edhe në një fletë, për ta përshtatur sadopak.

Njerëzit nuk janë të vetmet krijesa që lindin me shenja. Kjo kafshë e lezetshme ishte lindur me zemër në shpinën e tij. Ky qenush nuk ka nevojë për ndihmë për të qenë i hijshëm, por e ka atë për çdo rast. Nëse emri i tij nuk është ‘Love’, atëherë pronarët e tij ia kanë huqur seriozisht.

Ka shenja mjaft qesharake, si mustaqet e kësaj maceje. e quajtur “Kitler”, kjo mace e vogël i ka mustaqet e Hitlerit. Fatmirësisht, pronarët e saj nuk mendojnë se macja e tyre mund të jetë e rrezikshme aq sa ish diktatori gjerman. Prandaj, ‘Kitler’ mund të rri e qetë.

Mikhail Gorbachev ndoshta i kishte shenjat më të famshme në botë. Aq i famshëm sa që është bërë destinacion i turistëve. Çdo vit, qindra rus shkojnë drejt Durak Aprel, një arkipelag rus, që duket si shenjat e Gorbachovit. Industria e turizmit është në rritje, falë shenjave të ngjashme.

Ndonjëherë, ju bëni ‘gjurmë’, për t’u dukur unik. Por, ky njeri nuk ishte i kënaqur me shenjat që kishte, prandaj vendosi t’i mbulonte ato me një tatuazh. Ai shkoi në lokalin e artistëve të tatuazheve, duke e dekoruar atë. Tatuazhi është më i dukshëm dhe më i pashëm, në krahasim me shenjat që kishte më parë.

Nëna dhe fëmija me të njëjtën shenjë, kjo është një mrekulli. Në fakt, nuk besojmë se diku në botë të ketë ndodhur një gjë e tillë. Nëna e kishte këtë shenjë nga vegjëlia, ndërsa befasisht edhe e bija e saj ka shenjë identike, në të njëjtën dorë.