Shenjat e horoskopit që kanë intuitën më të zhvilluar

Shenja e zodiakut është si një dritare e personalitetit që zbulon tiparet më të fshehta të karakterit të një personi lindur nën atë shenjë. Tre nga dymbëdhjetë shenjat e horoskopit kanë shumë të zhvilluar intuitën ! Të kesh një intuitë të fortë është një dhuratë e mrekullueshme dhe zëri i brendshëm u flet vetëm këtyre shenjave shumë qartë !

Fun

17/12/2017 16:24

# 1 Akrepi
Ju keni aftësinë për të zbërthyer personalitetin e tjetrit që në takimin e parë dhe të zbuloni synimet e tyre të vërteta. Jeni të kujdesshëm me njerëzit që takoni për herë të parë pasi duhet të dëgjoni intuitën tuaj, nëse duhet të vazhdoni me hapa të vegjël apo ta çoni përpara një marrëdhënie. Jeni të aftë të dalloni kur dikush nuk tregohet i sinqertë me ju dhe ka qëllime negative ndaj jush, transmeton Living.al.

# 2 Shigjetari
Shigjetari e ka shumë të zhvilluar intuitën kur janë në një gjendje meditimi dhe reflektimi. Duhet të dilni nga kaosi për të marrë një vendim dhe në momentin kur jeni në qetësi arrini të degjoni intuitën tuaj. Natyra juaj implulsive turbullon intuitën tuaj dhe shpesh herë mund të nxitoheni vetëm sepse nuk arrini të dëgjoni zërin e brendshëm.

# 3 Peshqit
Peshqit është shenja e tretë dhe e fundit që ka shumë të zhvilluar intuitën. Është një shenjë mendimtare që ndjek zemrën ! Më shumë se logjikës i beson intuitës, e mirë bën, sepse rrallë herë mund ta lërë në baltë.