Shenjat e gishtit në Android mund të vidhen shumë lehtë nga hakerët

Përdoruesit e Android janë paralajmëruar se të dhënat - që përmbajnë edhe shenjat e gishtit që është përdorur për të hapur celularin, janë në rrezik nga hakerët.

Auto & Tek

07/08/2015 09:56

Hakerët kanë demonstruar katër sulme të ndryshme në një konferencë në Las Vegas, duke treguar se si mund të vidhen këto të dhëna dhe të përdoren për qëllime të ndryshme.

Hulumtimi, i zbuluar në konferencën Black Hat në Las Vegas të mërkurën, nga hulumtuesit e FireEye Tao Wei dhe Yulong Zhang tregoi mënyrat e reja se si pajisjet Android mund të sulmohen dhe t’u vidhen të dhënat, transmeton Lajmi.net.

Ky kërcënim tani është konfirmuar në shumicën e pajisjeve Android të cilat kanë sensor të shenjave të gishtit, të tillët si Samsung, Huawei dhe pajisjet HTC.

Sidoqoftë, analistët besojnë se deri më 2019, pothuajse të gjithë celularët do të kenë sensor të shenjave të gishtit. (Lajmi.net)