Shenjat e ‘ftohjes’ së lidhjes

E kalon kohën me partnerin, jeni mirë së bashku dhe jetoni momente të lumtura. Por, diçka nuk funksionon dhe fillon ta pyesësh veten nëse je ende i dashuruar. Ja sinjalet kryesore nga të cilat e kupton se po ndodh diçka në lidhjen tënde. Nuk është më një prioritet Të bezdis fakti se je me partnerin?…

Lifestyle

23/12/2013 06:30

E kalon kohën me partnerin, jeni mirë së bashku dhe jetoni momente të lumtura. Por, diçka nuk funksionon dhe fillon ta pyesësh veten nëse je ende i dashuruar. Ja sinjalet kryesore nga të cilat e kupton se po ndodh diçka në lidhjen tënde.

Nuk është më një prioritet

Të bezdis fakti se je me partnerin? Nëse në shumicën e rasteve preferon të bësh diçka tjetër, para se ta kalosh kohën tënde me të, ky është një sinjal i qartë. Nuk bëhet fjalë të qëndroni 24 orë në 24, por duhet ta pranosh që kur ishit të dashuruar, i jepje prioritet partnerit për gjithçka. Nëse tani preferoni të punoni disa orë më shumë, para se të ktheheni në shtëpi, të jesh i sigurt se dashuria ka filluar të zbehet.

Nuk e mbështet më

Gjëra që më parë nuk u jepje rëndësi, tash nuk arrin ta mbështesësh. Zhurma që ajo bën kur ha, shakatë e saj të zakonshme, mënyra se si e shtrydh tubin e pastës së dhëmbëve… praktikisht gjithçka bën që të të ngriten nervat!  Sa herë që e shikoni një sjellje të saj, e pyesni veten nëse është vërtetë e rëndësishme për jetën tuaj. Nëse vëreni se shumë detaje jo fort domethënëse fillojnë të të bezdisin, është një sinjal…

Je indiferent

Nuk kalon shumë kohë së bashku dhe i jep më shumë rëndësi momenteve kur mund të mbesësh vetëm. Është aq e rëndësishme të rrish në zyrë aq vonë? Ndoshta në fakt ju ndiheni më i lehtësuar, por kjo nuk ndodhte kurrë më parë! Mundohesh të qëndrosh gjithmonë më larg dhe të kalojnë ditë pa u parë e dëgjuar… kjo është gjëja që të lë indiferent.

Mendon se meriton më shumë

Edhe pse kaloni momente të bukura së bashku, vazhdon t’i përshpërisësh vetes, duke menduar se mund ta kesh në krahë një person më fascionues, inteligjent dhe spirituoz. Por, kur ta bësh këtë, duhet të jesh totalisht i sinqertë me vetveten, duke e vlerësuar nëse realisht meriton diçka më mirë dhe se partneri yt vërtetë ka fituar lotari kur të ka njohur ty. Nëse ndiheni superior, më mirë rivlerësoje historinë tënde.

Kërkon alternativa

Kur në jetën tuaj vjen një person i cili të tërheq dhe më të cilën shkon në shtrat, duke e tradhtuar oartnerin, ky është një ‘aksident’, e jo më shumë. Por, nëse ecën në rrugë dhe e vëzhgoni çdo person, apo i thua ndonjë mikeshe nëse e njeh ndonjë femër që do të bëhej bashkë me të, është një sinjal i qartë se dashuria ka marrë fund dhe se po kërkon ‘rrugën e ikjes’.

E eviton kontaktin fizik

Nuk lidheni më për duar, nuk ndihesh rehat edhe kur përqafoheni apo putheni? Për të mos folur për seks: nuk fantazoni më dhe nuk ju eksiton më në shtrat? Nëse nuk e ndieni më lidhjen sentimentale, është më shumë se normale se lidhja juaj është në krizë. Për këtë edhe ia ktheni shpinën partnerit…

Nuk e ‘njeh’ më

Nuk arrini ta kujtoni motivin se përse jeni ndier aq i tërhequr pas saj… mendon se ka ndryshuar apo kush e di çfarë, ndoshta je ti ai që e ke ndryshuar shijen. Ndër të tjera, nuk gjen më asgjë interesante tek e dashura e jote dhe nuk e njeh më, sa që mendon se është një person krejt ndryshe nga ajo që e ke dashur.