Shenja më me fat e horoskopit për muajin dhjetor

Jemi në muajin e fundit të vitit 2017-të dhe dashur pa dashur fillojmë bëjmë disa bilance se si ishte viti që lamë pas.

Fun

05/12/2017 08:08

Muajin dhjetor shumë persona e cilësojnë si periudhën më të bukur të vitit, për shkak të atmosferës së ngrohtë familjare që krijohet si shkak i festave, ambiente të ndriçuara dhe disa arsye të tjera, e sigurisht mendja nuk na ndahet nga horoskopi.

E ftuar tek emisioni “Rudina”, astrologia e njohur Meri Shehu bëri një renditje se si do të ishte ky muaj për shenjat duke i renditur nga më pak e favorizuara dhe deri tek ajo që do ti shndrrisë fati në dhjetor.
Gaforrja

Saturni do të dalë përballë shenjës së tyre. Ky muaj do të sjellë shumë problem për punën dhe pak me shëndetin e tyre, por gjithsesi ekzaminimet nuk duhet ti marrin shumë seriozisht sepse nuk dalin gjëra të sakta.

Binjakët

Edhe pse me pozicionimin e henës së plotë,binjakët do te bien pre e kurtheve,shantazheve,gjithshatu mund te kene problem dhe ne partneritet. Këto do të ndodhin deri në datën 23.

Peshorja

Nën ndikimin e Saturnit do të kenë një dy vjeçar të vështirë përpara. Duhet të ndahen përfundimisht nga disa situate varësie. Do të vendosin nëse do të martohen apo jo. Problemet familjare mund ti shoqërojnë.

Dashi

Duhet të jenë shumë vigjilentë dhe përgjegjës për t’u ngritur në detyrë, megjithatë kjo është shumë në kundërshtim me natyrën e tyre. Prandaj ky do të jetë një dy vjeçar i lodhshëm për të arritur qëllime të mëdha. Do të kenë problem me ligjin, udhëtimet, studimet.
Luani

Shkëlqimi i tyre zbehet këtë periudhë, ky do të jetë një vit i vështirë në vazhdimësi. Do të ketë probleme me punën e përditshme. Të kenë kujdes në jetën erotike, sepse mund të komplikohet jeta e tyre në të ardhmen.

Virgjëresha

Do të stabilizohet në një marrëdhënie, për të marrë një vendim përfundimtar në jetën erotike. Më vonë kjo do të japë të mirat e veta. Nuk duhet të marrin vendime për shitblerje të pronave të patundshme.

Peshqit

Këtë dhjetor bien pre e një mashtrimi. Premtimet dhe ndryshimet e mëdha nuk do të dalin ashtu si i kishin menduar. Kështu që mos besoni shumë. Pas datës 23 mund të kena probleme me punën ndoshta dhe shkarkime.

Shigjetari

Për dy vitet në vijim do të ketë lajme të mira për këtë shenjë. Gjithashtu do të stabilizojnë buxhetin e tyre. Do të ringrihen.

Demi

Saturni do ta ndihmojë shumë këtë shenjë. Për dy vjet e gjysmë do të stabilizohen në fusha të ndryshme si shkollë apo edhe karrierë. Nëse janë ndarë me dikë, do të rikthehen përsëri, kësaj radhë për një marrëdhënie më të qëndrueshme. Do të ketë rregullime ligjore për ata që kanë pasur probleme. Çlirimi për këtë shenjë do të vij pas datës 20 dhjetor.

Ujori

Për ujorët ky muaj do të jetë mjaft argëtues dhe me zhvillime në jetën erotike. Por mbi të gjitha do të rikthehen në vetvete e do të bëhen më strategjikë. Njohjet e reja mos i merrni seriozisht sepse janë momentale

Akrepi

Fund i dhjetorit do të jetë tepër fanstastik. Do tju realizohen gjtihë ëndrrat dhe planet e tyre do të realizohen. Fjala e tyre do të degjohet më shumë

Bricjapi

Do të çlirohen nga bllokimet psikologjike. Fillon epoka e tyre duke u ngritur në piedestal. Gjithçka do të nominohet nga ata. Megjithatë duhet të kenë kujdes nga armiqtë dhe thashethemet.