Shëngjin, dy të plagosur si pasojë e rënies së një masivi gurësh

Një masiv gurësh ka rënë në rrugë, në hyrje të qytetit të Shëngjinit, duke plagosur dy persona.

Lajme

06/06/2018 09:08

Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur Kenadha, orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, shkruan Top Channel.

Nga rrëzimi i gurëve janë plagosur dy persona, por që janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një qytetar na raporton për një autobus të dëmtuar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policie, edhe për të menaxhuar trafikun.